Pastërti pa kompromis

Çdo sipërfaqe dhe detaj, me profesionalizëm absolut.

KONTAKTO

D’ilr – është prekja finale, që i mungon ambienteve tuaja për të arritur standardin e merituar.

Cilësi dhe Besueshmëri

D'Ilr Services është një kompani profesionale mirëmbajtjeje, e dedikuar për të ofruar shërbime pastrimi dhe higjienizimi me standarde të larta, në shërbim të pronave rezidenciale dhe komerciale.

Me një infrastrukturë të avancuar teknologjike dhe një ekip të përkushtuar ndaj perfeksionit, kemi besimin dhe kapacitetin për të përmbushur çdo kërkesë, pavarësisht kompleksitetit të saj. Qoftë një papastërti mikroskopike apo një fasadë e vështirë për t’u arritur, përkushtimi ynë ndaj cilësisë dhe detajeve garanton rezultate të shkëlqyera në çdo projekt.

PASTRIM REZIDENCIAL

Shërbim profesional pastrimi dhe mirëmbajtjeje për banesa, apartamente dhe vila, me qasje të strukturuar dhe vëmendje ndaj detajeve, përshtatemi me nevojat specifike të çdo hapësire, duke ofruar standard pastëtrtie që zgjat në kohë.

PASTRIM KOMERCIAL

Zgjidhje profesionale për pastrimin dhe mirëmbajtjen e ambienteve të biznesit, përfshirë struktura shërbimi HoReCa dhe hapësira me fluks të lartë. Ofron standard të qëndrueshëm higjiene, organizim efikas dhe përshtatje sipas kërkesave operacionale të çdo biznesi.

PASTRIM ME PRESION

Pastrimi i sipërfaqeve të mëdha dhe të vështira, duke përdorur teknologji uji me presion të lartë. I përshtatshëm për ambiente industriale, makineri të rënda dhe dysheme të ashpra, oborre, mure të jashtme dhe çati.

PASTRIM PAS-KONSTRUKSIONI

Shërbim i specializuar për pastrimin e ambienteve pas konstruksionit. Me pajisje profesionale dhe solucione të dedikuara për çdo sipërfaqe, eliminojmë mbetjet e punimeve, pluhurin dhe papastërtitë më të vështira.

PATRIM I TAPICERIVE

Shërbim i specializuar për pastrimin në thellësi të divaneve, dyshekëve dhe tapicerive, që eliminon papastërtitë, alergjenët dhe mikroorganizmat pa dëmtuar materialin apo ngjyrën. Ky shërbim realizohet me kërkesë, në kombinim me shërbimet e tjera.

PAKETA AIRBNB

Një shërbim i dedikuar për mirëmbajtjen periodike të njësive AirBnB, që përfshin pastrimin, lavanderinë dhe një menaxhim më të lehtë të pronës në një paketë të vetme. që ambienti të jetë gjithmonë gati për pritjen e klientëve.

Contact us

Phone

+355 69 205 9505

Email

dilrservices@gmail.com

Address

Rruga Frang Bardhi Lezhë

D'ilr Services